Flash News

KRYESORE

Nuk dihet as sa vjeç është, Iggy Azalea ka një djalë të cilin e ka mbajtur të fshehtë

Këngëtarja Iggu Azalea ka sjellë në jetë një djalë dhe këtë e ka bërë në mënyrë krejtësisht të fshehtë. Reperja australiane ka treguar se ka dashur të presë për kohën e duhur që të bëjë publik një lajm të tillë.

Në fakt as nuk dihet sa vjeç është djali dhe as emri apo asnjë detaj tjetër mbi këtë por 30-vjeçarja shkroi:

"Unë kam një djalë. Vazhdova të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por duket sikur sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë e kuptoj se gjithmonë do të ndihem e shqetësuar për të ndarë një lajm kaq të madh me botën. Unë dua ta mbaj jetën e tij private, por kam dashur ta sqaroj se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej fjalëve".

Të fundit