Flash News

KRYESORE

“Nuk dimë asgjë për ta”, flet babai i Klement Pepaj, njërit prej të zhdukurve në Malësinë e Madhe: Ndoshta ka pasur konflikte po s’mi ka shfaqur mua

“Nuk dimë asgjë për ta”, flet babai i Klement Pepaj,

Tre kushërinj janë zhdukur që prej ditës së djeshme në Malësi të Madhe, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tyre.

Nush Pepaj, babai i Klement Pepaj njërit prej të zhdukurve, thotë se nuk ka asnjë informacion për djalin e tij pasi herën e fundit ai i ka thënë se do të dilte për kafe dhe prej atij momenti nuk është kthyer më.

Nush Pepaj është shprehur se djali nuk i kishte folur për ndonjë problem, por sipas banorëve të fshatit Vrith, i riu kishte probleme droge.

“Nuk dimë asgjë për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne. Njëri është djali im, tjetri djali i dajës. Sipas tjerve, kanë qenë në Razëm. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht, ndoshta ka pasur konflikte po s’mi ka shfaqur mua. Ne nuk kemi ditur gjë vetëm kur ka ardhur policia në 3 të natës. Atë natë nuk kishim as drita. Pyetën ku është Keli, pamë dhe nuk ishte aty. Na thërritën në rajon të policisë. Ne nuk dinim asgjë. Ne jemi të afërm. Klement ka ardhur para një viti se ka qenë në Francë, ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm. Kam frikë mos e ka implikuar njeri me ndonjë problem. Sipas versionit, i kanë thënë disa bashkëfshatarë policisë se kanë asur probleme drogës. Djali i axhës është parë me armë. Këto janë thjesht thënie, unë nuk e di të vërtetën se nuk kam qëllime konfliktesh. Jo se nuk ka bashkëpunuar policia me ne po i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vërë në dispozicion gjithcka që ti sjellë kufomat tek shtëpia”, tha Nush Pepaj për mediat.

Tre të rinjtë, Vilson Çutaj dhe Klement e Daniel Pepaj janë të afërm me njërit-tjetrin dhe dyshohet se janë konfliktuar për parcelat e drogës.

Ndërkohë, më herët gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në facebook, është shprehur se kushërinjtë e zhdukur janë vrarë teksa ruanin parcelat me hashash.

 

 

Të fundit