Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk do, apo nuk di drejtësia e re?! Pse SPAK nuk veproi për Teatrin
Pa u shpërndarë ende tymi dhe pluhuri i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, përfaqësues të SPAK, nxituan të deklarojnë se nuk është puna e tyre shembja e kësaj godine. Drejtuesi i SPAK ka deklaruar në media: “Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot. Nuk është kompetenca jonë…”.
Po sipas njoftimeve zyrtare SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj. Aleanca depozitoi më 6 maj në Prokurorinë e Posaçme padinë ndaj Veliajt, duke e akuzuar këtë të fundit për “shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.
Menjëherë pas nisjes së këtij hetimi drejtues të opozitës e quajtën test për SPAK për këtë hetim. Por siç edhe shihet nga deklarimi i Drejtuesit të SPAK-ut, testi duket se nuk funksionoi. Dhe për këtë duhet opozita të tregojë se sa teste të tjera duhet të presë. Gjithsesi, në atë çka SPAK ka deklaruar duhet të theksojmë se është apsolutisht e pavërtetë që këto hetime nuk kishin lidhje me godinën e Teatrit e për rrjedhoje dhe me shembjen e saj.
Së pari, pavarësisht nga kallëzimi që ishte dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, prokurorët kanë detyrimin ligjor që të shohin në kompleks çdo veprimtari antiligjore të subjekteve të kallëzuara. Për rrjedhojë duke qënë se indiciet për një shpërdorim të detyrës nga zyrtarët e bashkisë ishin të forta, të qenësishme dhe tashmë të bëra publike. Kishte dyshime të bazuara se vendimmarrja e drejtuesve të bashkisë për prishjen e godinës së teatrit, mund të ishte marrë si rrjedhojë i një falsifikimi intelektual të aktit të ekspertimit vlerësues të godinës, por dhe e vetë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Në këtë mënyrë të dhënat dhe indiciet krijonin dyshime të arsyeshme se vepra penale e shpërdorimit të detyrës mund të ishte konsumuar tërësisht dhe do të sillte pasoja të mëtejshme kjo veprimtari e paligjshme (siç edhe ndodhi). Jo moralisht, por procedurialisht SPAK si një strukturë që vepron mbi bazën e Kodit të Procedurës Penale nuk është e vërtetë se nuk ka lidhje me prishjen e godinës. Në këtë dyshim të fortë për paligjshmëri SPAK-u do duhej të vinte në lëvizje mekanizmin që parashikon neni 274 i Kodit të Procedurës Penale mbi sekuestrot preventive. Në këtë nen përcaktohet qartë: “Kur ka rrezik që disponimi i lirë i një sendi që lidhet me veprën penale mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e saj ose të lehtësojë kryerjen e veprave penale të tjera, me kërkesën e prokurorit, gjykata kompetente urdhëron sekuestrimin e tij me vendim të arsyetuar”.
Pra, e thënë më thjeshtë Prokuroria e Posaçme do duhej të sekuestronte në mënyrë preventive Objektin e Teatrit Kombëtar, derisa të sqaroheshin rrethanat e faktit penal, për të cilin po kjo prokurori kishte nisur hetimin. Dhe e gjitha kjo do të bëhej për të shmangur pasojat e një paligjshmërie (prishja e godinës).
Me pak fjalë, shpërdorimi i detyrës i supozuar nga drejtuesit e bashkisë me anë të kësaj sekuestroje nuk do sillte më pasoja.
Por, tashmë drejtuesit të SPAK i lindte detyrimi ligjor të hetonte dhe për Shkatërrim të Pronës me mjete të tjera parashikuar nga neni 154 i K.Penal: “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”. Pasi ishte në hetim e sipër të një procedimi penal ku dyshohej se kishte veprime të paligjshme për shembjen e një godine. Dhe dukshëm shembja përbënte rrezik për artistët që gjendeshin në Objekt.
E gjitha kjo analizë të sjell ndërmend faktin që masat ishin marrë në çdo drejtim nga shembësit. Dhe SPAK-u i dalë plot fuqi nga Reforma në Drejtësi nuk do kishte mundësi t’i ndalonte.
Përtej testimeve të opozitës, SPAK-u qysh me krijimin e tij, përveç se administroi sukseset e hetimeve të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, kaloi dy teste: 1- Të mbështeste Ligjin e famshëm Anti-KCK, dhe 2- të ndalonte prishjen e Teatrit.
Testin e parë e kaloi plot sukses dhe tashmë zëdhënësja bjonde e anti-KÇK i hoqi syzet. Ndërsa testin e dytë SPAK-u nuk e kaloi me sukses, pasi vendosi syzet e errëta dhe nuk pa tymin e pluhurit që vinte nga godina e shembur e Teatrit. 27.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38