Flash News

KRYESORE

“Nuk do ketë kulla”, aktivistët i nxjerrin Mirela Kumbaros dhe Hervin Çulit deklaratën e bërë për Teatrin Kombëtar

“Nuk do ketë kulla”, aktivistët i nxjerrin Mirela Kumbaros

Partia Demokratike denoncoi dje një projektligj të Ministrisë së Kulturës, që sipas saj, përcakton një procedure të vecantë negociimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qëdra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Aktorët e teatrit kanë reaguar ashpër për këtë projektligj dhe kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama për sjellje autoritare.

Ndërkohë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, vazhdon të mbështesë shembjen e godinës, pavarësisht kritikave që po i bëhen nga kolegët.

Aktivistët e ‘Ne Shqipëria’ kanë publikuar sot një deklaratë të Çulit të bërë në emisionin “Shqip”, pak kohë pasi kishte marrë postin e drejtorit, ku mbështeste shembjen e godinës, por nga ana tjetër shprehej se: “Nuk është se teatri do të prishet dhe aty do të ndërtohen kulla, e çfarë është përfolur vite të tëra.”

Këtë deklaratë e mbështeti edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte e pranishme në studio. “Që të jemi të qartë për këtë gjë”, tha Kumbaro pas premtimit të Çulit se teatri nuk do të sakrifikohet për kulla shumëkatëshe.

Por disa vite pas kësaj deklarate, në një kohë kur Hervin Çuli dhe Mirela Kumbaro kanë marrë nga një mandat të dytë në krye të Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës, lëvizjet e Qeverisë tregojnë të kundërtën: Teatri rrezikohet nga kullat.

Të fundit