Flash News

KRYESORE

Nuk do luajë në dy ndeshjet miqësore, trajneri i Argjentinës: Nuk jam i sigurt nëse Messi do largohet nga kombëtarja

Nuk do luajë në dy ndeshjet miqësore, trajneri i

Trajneri i përkohshëm i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur së fundmi për qëndrimin e Lionel Messit në kombëtaren argjentinase dhe është shprehur se kjo temë nuk është diskutuar mes tyre.

Messi lajmëroi se nuk do grumbullohet me kombëtaren për dy ndeshjet miqësore me Guantamalën dhe Kolumbinë dhe kjo gjë i ka rritur dyshimet për pjesëmarrjen e tij edhe në ndeshjet e tjera.

“Kam folur me të dhe pas kësaj bisede ai nuk është thirrur për këto ndeshje. Sinqerisht, nuk folëm për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Të gjithë e dimë atë se çfarë ai prezanton për ne dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam një marrëdhënie të mirë me të. Ishte një bisedë normale dhe ishim shumë të qartë. Ai nuk do të jetë për këto ndeshje dhe për të ardhmen do të shohim”, ka thënë Scaloni.

Të fundit