Flash News

KRYESORE

“Nuk do të bëjmë kompromis me trafikantët”; Raporti i Italisë tregon dështimin e Xhafajt në vitin e parë si ministër i Brendshëm

“Nuk do të bëjmë kompromis me trafikantët”;

“Shqipëria është vend i vogël me territor të vështirë dhe infrastrukturë të keqe në segmente të caktuara. Roli i policisë do të jetë më shumë në terren, do të ketë më shumë forca të rendit në terren sesa në zyra për parandalimin e kanabisit. Nuk do të bëjmë kompromis me trafikantët dhe punonjësit e policisë të korruptuar. Ndëshkim për çdo rrënjë, jo vetëm për ata që e mbjellin por dhe ata që e lejojnë dhe nuk e luftojnë duke u bërë palë.”

Ky ishte premtimi i Fatmir Xhafajt në muajin mars të 2017-ës, ku sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Brendshëm. Pavarësisht kësaj deklaratë, raporti i Drejtorisë për Shërbimet e Antidrogës në Itali tregoi së fundmi se kanabisi në Shqipëri nuk është luftuar ashtu siç pretendojnë ministri Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama.

Fatmir Xhafaj do të qëndronte fillimisht vetëm tre muaj në detyrë, pasi në muajin maj të 2017-ës, ai u zëvendësua nga një tjetër figurë e fortë në krye të Ministrisë së Brendshme, koloneli Dritan Demiraj, i cili vijoi me intensitet të lartë luftën kundër kanabisit. Xhafaj u rikthye në të njëjtin post vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor.

Përgjatë 2017-ës, Fatmir Xhafaj ka qenë në drejtim të Ministrisë së Brendshme për rreth 9 muaj dhe për këtë arsye nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për rritjen e trafikut të kanabisit në drejtim të Italisë.

Autoritetet e vendit fqinj konfirmuan se vitin e kaluar pati një rritje me 50 ton të kanabisit të kapur që vinte nga Shqipëria, duke e çuar shifrën në 90 ton. Kjo është shifra më e lartë në dekadën e fundit.

Ndonëse i konsideruar nga shumë gazetarë dhe politikanë të opozitës si një figurë serioze në Qeverinë e Ramës, shifrat e trafikut të drogës konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka dështuar në vitin e parë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Raporti italian/ Edi Paloka paralajmëron Ramën: Me paratë e drogës blen ambasadorët, por nuk mashtron dot Perëndimin

90 ton kanabis në vit drejt Italisë, Monika Kryemadhi denoncon Ramën: LSI ka një plan, për 3 muaj pastrojmë Shqipërinë

Të fundit