Flash News

KRYESORE

Nuk do të jetë aspak si “Portokalli”, detaje nga programi i ri i Bes Kallakut dhe Erion Isait

Nuk do të jetë aspak si “Portokalli”, detaje nga programi

Bes Kallaku dhe Erion Isai kanë vite që bashkëpunojnë dhe përveç kësaj ata janë dhe miq të ngushtë. Besi dhe Erioni u larguan të dy sëbashku nga emisioni i “Portokallisë” dhe tani po mendojnë të vinë me diçka të tyren.

Në një intervistë , Isai ka dhënë disa detaje se si do të jetë programi i tij dhe Besit dhe se çfarë do të përmbajë.

“Ne jemi në negociata dhe nëse ato shkojnë mbarë, shumë shpejt do të kemi lajm. Formati që kemi konceptuar nuk ka lidhje me një kaberetë si Portokallia. Unë dhe Besi do të vijmë ndryshe, madje edhe njerëzit që po kontaktohen do të jenë në forma të tjera. Do ketë surpriza edhe në stafe. Unë dhe Besi do të jemi autorët e programit”,-është shprehur Erioni

Të fundit