Flash News

KRYESORE

Nuk ‘dogji’ mandatin, Rudina Hajdari flet për planet konkrete: Kjo është arsyeja pse qëndrova në Kuvend

Nuk ‘dogji’ mandatin, Rudina Hajdari flet për planet konkrete:

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për motivet konkrete pse nuk vendosi të djegë mandatin, duke thyer edhe vendimin e opozitës së bashkuar.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari tha se arsyeja që vendosi të qëndrojë në Kuvend është se ka plane konkrete për të sjellë një frymë të re politike, që sipas saj do t’i japë fund  tranzicionit në Shqipëri.

Ajo sqaroi se planet konkrete do t'i bëjë të qarta në ditët në vijim.

Fjalimi:

Kjo që po ndodh është një krizë e paprecedentë. Jam e bindur se rinia e zgjoi shpresën e popullit nga gjumi, tregoi vullnetin popullor kundër sistemit të instaluar prej 28 vitesh,  i pashkëputur nga regjimi i kaluar.

Protesta e studentëve rrezikoi elitën politike, edhe pse kjo elitë u mundua të vriste shpresën. Dalja e të rinjve shkaktoi një metamorfozë politike. Ata folën qartë. Politika 28 vjecare nuk është model i keqqeverisjes, por armik i qytetarëve.

Ky model i vjetër politik duhet të marrë fund, e ushqyer nga korrupsioni, luftës ndaj mendimit të lirë që na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë.

Qëndrimet radikale apo marrëveshjet e fshehta kanë sjellë që tre dekada mos t’i shmangemi thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Nëse nuk heqim dorë nga ky model i vjetër politik këtë thirrje do e dëgjojmë edhe nga fëmijët tanë.

Pyetja që shtroi ramiz Alia ishte: A doni pluralizmin e mendimit apo atë partiakë?

Edhe pse zgjodhem partiakun nuk ndërtuam dot kulturën demokratike të mendimeve tona.

Kjo situatë ngadalëson procesin e  integrimit, por na ekspozon edhe ndaj influencave të tjera. Shqipëria nuk mund të shihet si faktor destabilizues në Ballkan, për të garantuar ecurinë drejt vendeve Euroatlantike.

Shembull i së keqes është edhe kjo qeveri, e cila nuk pranon me arrogancë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, papunësinë, largimi në masë i qytetarëve.

Kjo qeveri e dalë nga fitore gjysmake nuk do t’ja dijë as për mbështetësit e saj, ka shkatërruar besimin e çdokujt.

Këtë e tregon edhe raporti i DASH, s’mund të përdorë BE-në si alibi për të shmangur përgjegjësitë e veta në  çdo situatë.

Ditët në vijim do të vij me propozime konkrete për kthyer vendin në normalitet. Arsyeja që qëndrova në Kuvend është se dua të sjell një model të ri politik, një frymë të re parlamentare që do i japë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.

Të fundit