Flash News

KRYESORE

"Nuk doja të ikja, por Barcelona më shtangu", Ronaldo komenton të kaluarën

"Nuk doja të ikja, por Barcelona më shtangu", Ronaldo

Ronaldo "Fenomeni" ka zbuluar se në vitin 2002 ka dashur të luante me Barcelonën, por ishte klubi katalanas ai që vendosi kundër tij.

“Kisha rinovuar me Barcelonën dhe më pas u grumbullova me Brazilin. Pesë ditë më vonë telefonuan dhe më thanë se ajo firmë që kisha hedhur nuk vlente, sepse nuk isha në planet e tyre. Unë doja të rinovoja, ata jo", është shprehur braziliani.

I pyetur për kalimin te Real Madrid, Ronaldo ka cekur sidomos bisedat e tij me ish-mbrojtësin Roberto Carlos, i cili i fliste gjithmonë mirë për Realin.

"Fjalët e tij kanë ndikuar shumë. Më thoshte se ishte super klub dhe doja të provoja me sytë e mi se çfarë do të thoshte të luaje me Realin. Kur shkova atje, kuptova se kisha të bëja me një klub edhe më të madh. Ishim brez fitues dhe ndryshuam industrinë e këtij sporti".

Të fundit