Flash News

KRYESORE

Nuk dorëzon mandatin; Rudina Hajdari për “Zërin e Amerikës”: Qëndrimi në Parlament vendimi i duhur!

Nuk dorëzon mandatin; Rudina Hajdari për “Zërin e

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, në një intervistë për emisionin “Ditari” në “Zëri i Amerikës” është shprehur se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit. Sipas saj, Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, ndaj nuk do japë dorëheqjen.

"Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur, që do i bëja dhe shërbeja të ardhmes së Shqipërisë" deklaroi Hajdari.

Partia Demokratike vendosi të djegë mandatet deputetëve pas publikimit të materialeve nga "Zëri i Amerikës" që tregojnë ndërhyrjen e krimit të organizuar në manipulimin e votave.

Përjashtim nga PD? Rudina Hajdari: Ndaj Azemit këtë vendim e morën dy herë

Të fundit