Flash News

KRYESORE

Nuk drejton më emisionin e paradites, moderatori: U largova nga Top Channel për një rrogë dyfish më të lartë

Nuk drejton më emisionin e paradites, moderatori: U largova nga Top Channel

Ditën e djeshme është bërë i ditur lajmi se Alban Musa është larguar nga programi paradites “Në shtëpinë tonë”, që transmetohet në Top Channel dhe Florian Agalliu do të jetë krah Anjeza Majës gjatë sezonit të ri televiziv.

Blitz.al ka kontaktuar me ish-moderatorin e këtij programi, Albanin, i cili ka rrëfyer se e ka lënë Top Channel për një rrogë dyfish më të lartë si dhe nuk ka ngurruar të flasë për kolegun e tij, Florian Agalliu.

“Top Channel e kam lënë për një ofertë më të mirë. Do të jem përfaqësues i kompanisë së marketingut dhe teleshoping BC TV Europë, përveç saj do të fokusohem edhe tek kanali televiziv që ka kompania në “Digitalb”, pra do të jem producent i saj. Por meqenëse kompania nuk më pengon kam menduar gjithashtu të bëj një emision timin në ndonjë televizion tjetër. Pra do t’u dal njerëzve prej hundësh”.- ka thënë Albani duke qeshur. Për sa i përket zëvendësimit me kolegun Florian Agalliu, ai ka shtuar: “I uroj shumë suksese Florit dhe jam i sigurt se ka për ta gjetur veten në atë program. Madje i them të ma mbajë mirë Anjezën se e kemi me kimet”

Të fundit