Flash News

KRYESORE

"Nuk dua të ushqejë shpresa të kota”, Lleshaj nga Libani: Po diskutojmë për fëmijët, lirimi i të rriturve nga kampi Al Hawl, i pamundur!

"Nuk dua të ushqejë shpresa të kota”, Lleshaj nga

Nga Libani ku ndodhet për të negociuar lirimin e grave dhe fëmijëve shqiptar që ndodhen në kampin Al-Hawl, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka bërë me dije se vijojnë diskutimet megjithatë riatdhesimi i tyre nuk është aspak e lehtë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Lleshaj bëri me dije se situata vështirësohet më tej, pasi për të rriturit, që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

“Kufijtë me sirianë janë të mbyllur, nuk dua të jap shpresa të kota, pro ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritet përgjegjëse në Liban”, ka thënë ndër të tjera Lleshaj, duke shtuar se po diskutohet për lirimin e fëmijëve.

“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hawl është shumë i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundu evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që agjenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan. Situata vijon të mbete e nderë në Liban, politike, me pandeminë. Kufijtë me sirianë janë të mbyllur, nuk dua të jap shpresa të kota, pro ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.

Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera. Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga ai ferr”, tha Lleshaj.

Të fundit