Flash News

KRYESORE

Nuk duan t`ja dinë për COVID-in, derbi i Beogradit zhvillohet me mbi 25 mijë tifozë në stadium

Derbi i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës është luajtur me tifozë duke mos respektuar asnjë masë të distancimit social, pavarësisht pandemisë së COVID-19.

Atmosfera në stadium ka qenë ashtu si përherë - para se të shpallej gjendja e pandemisë globale- dhe me një numër të madh tifozësh në stadium me mbi 25 000 persona.

Situata madje ka qenë e ndezur me flakadanët që ndërprenë ndeshjen në minutën e 32-të.

Në Serbi, eventet sportive me tifozë u lejuan duke nisur nga 1 qershori, por me kushtin që tifozët të qëndronin 1 metër larg njëri-tjetrit.

Nga fotot, duket qartë që mungon totalisht distancimi social.

Të fundit