Flash News

KRYESORE

'Nuk e duam Valdrin Pjetrin si kryebashkiak', shkodranët në të njëjtën linjë me Ademin, i nisin letër ambasadorëve të huaj

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur e vendosur për të mos i lëshuar zyrën kandidatit socialist Valdrin Pjetrit.

Në të njëjtën linjë me Ademin qindra qytetarë të Shkodrës, përkrahës të Partisë Demokratike, kanë nënshkruar një letër adresuar ambasadave kryesore në Shqipëri, të cilave iu parashtrohet kërkesa për moslejimin e konstituimit si kryebashkiak të Valdrin Pjetrit, pasi sikurse është denoncuar së fundmi nga PD-ja,  është vënë nën akuzë për kryerjen e veprave penale në Itali.

Kujtojmë se Partia Demokratike i është drejtuar disa ditë më parë Prokurorisë me një kërkesë, ku i kërkonte verifikimin e pastërtisë së figurës  së Valdrin Pjetrit.

Ashtu si Pjetri, është akuzuar edhe kryebashkiaku i ri i Vorës, Agim Kajmaku, në formularin e dekriminalizimit të të cilit rezulton të ketë përdorur edhe një identitet tjetër, Jorgo Tota, që dyshohet se e ka përdorur për t’i shpëtuar kërkimit në shtetin grek.

 

Të fundit