Flash News

KRYESORE

Nuk e fsheh dot më barkun e rrumbullakosur, si duket Xhensila Myrtezaj 5-muajshe shtatzënë

Nuk e fsheh dot më barkun e rrumbullakosur, si duket Xhensila Myrtezaj
Xhensila Myrtezaj, e cila është aluduar muajt e fundit në mediat rozë për shtatzëninë e saj, tashmë nuk mund ta fshehë me barkun e rrumbullakosur. Bukuroshja, e cila në vjeshtën e vitit të kaluar u martua me një ceremoni madhështore me aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku tashmë s’ka më dyshime që është në pritje të një fëmije. Në këtë video të postuar në rrjetet sociale, Xhensila dallohet mjaft qartë me barkun e fryrë, ndonëse ka tentuar ta kamuflojë paksa duke mbërthyer xhaketën e gjatë. Madje, në disa media thuhet se çifti është në pritje të një vajze, por deri tani asnjëri prej nuk e ka konfirmuar shtatzëninë, apo gjininë e fëmijës. Edhe në këto kushte, pra shtatzënë, këngëtarja duket se nuk i ka ndërprerë daljet e saj koncerteve, që zhvillohen kryesisht gjatë orëve të vona të natës.

Të fundit