Flash News

KRYESORE

Nuk e ftuan në Kongres/ Arta Dade: Nuk arrita të mos e ndiqja, nuk u dëgjua me fjala 'Rilindje'

Nuk e ftuan në Kongres/ Arta Dade: Nuk arrita të mos e ndiqja, nuk u

Arta Dade është një prej atyre personaliteteve historikë të Partisë Socialiste që nuk ishte e ftuar në kongresin e fundit të kësaj force politike.

Ndjesitë e saj në lidhje me këtë Dade i bëri të ditura në emisionin “Arena” Në “Orabeës”. Dade u shpreh se e ndodhi Kongresin televizioni, edhe pse kishte bërë disa përpjekje të mos e parë atë.

“Por mesa duket brenda meje vazhdon të jetë shqetësimi për këtë forcë politike që i kushtuam 27 vjet të jetës. Kam qenë e nderuar që kam qenë në krah të personaliteteve për t’i dhënë një fytyrë të re partisë. Si mua ka dhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe sidomos pas 2009, personalitete të spikatura në fushën e tyre. Sigurisht që kjo ka qenë në mënyrë arbitrare. Sepse nëse dikush e lë karrierën sepse nuk zgjidhet dhe nuk zbaton rregullat e partisë, kjo është normale. Por kjo ka ardhur si rezultat i mbytjes së demokracisë së brendshme në parti”, nënvizoi   Arta Dade.

Duke analizuar atë se ccfarë ndodhi në tri ditët e Kongresit në Pallatin e Kongreseve Dade shqoi si të re faktin se nuk u dëgjua më fjala “rilindje”, por sipas saj të gjithë çirreshin për Partinë Socialiste.

“Në Kongres unë nuk dëgjova asnjë folës të artikulonte fjalën “rilindje”. Madje çirreshin për Partinë Socialiste. Nëse nuk zgjidhet kryetari i partisë, nuk zgjidhet asnjë strukturë tjetër. Takimi ishte manifestim, pasi gratë dhe rininë nuk quhet Kongres. Janë sjellë njerëzit me kuota, janë sjellë me lista na bashkitë. Veprimtaria për rininë ishte manifestim”, ka deklaruar ish ministrja e Jashtme në qeveritë socialiste, Arta Dade.

Të fundit