Flash News

KRYESORE

“Nuk e gjejmë veten në vendin tonë”, Basha ju jep ‘zgjidhjen’ të rinjve nga Korça: Me PD-në, do zhvilloni të qetë biznesin tuaj

“Nuk e gjejmë veten në vendin tonë”, Basha ju jep

Në takimin me të rinjtë sot në Korçë të kryedemokratit Lulzim Basha, ata ndanë edhe vështirësitë e të jetuarit në Shqipëri.

“Po na vriten ëndrrat dhe askush nuk po e gjen veten në vendin tonë. Në Shqipëri duhet të luftosh me tatimorët. Duhet të marrësh parasysh reprezaljen që i bëhet biznesit”, tha një i ri nga Korça.

Ndërsa, kryedemokrati Basha i përgjigj që nëse PD do të jetë në krye do të ketë me patjetër një zgjidhje: ulje e taksave dhe mbështetje e biznesit të vogël.

 “Ne do të krijojmë një klimë për biznesin e vogël, për investimet e huaja. Duhet rikthyer gara, barazia para ligjit. Ne propozojmë që ti japim një dorë biznesit të vogël, në vend që t’i vendosim duart në fyt.

Taksa e biznesit të vogël do të jetë vetëm 0.5 përqind e xhiros vjetore. Ju vendosni një pullë, që ju keni shlyer detyrimet. Do t’ju lemë te qetë të zhvilloni biznesin tuaj e ta rrisni. Ky do të jetë qëllimi i çdo qeverie. Do të vendosim në kufi 14 milionë lekë të reja në vit. Do të përjashtoheni nga skema e TVSH-së. Gjithçka që rëndon mbi xhepat tuaj do të anulohet”-deklaroi Basha.

Të fundit