Flash News

KRYESORE

“Nuk e gjen gjëkundi këtë model”, Panariti: Bujqësia dhe fshati po thahen, jo vetëm nga mungesa e financimit

“Nuk e gjen gjëkundi këtë model”, Panariti:

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre alarmin sërish duke thënë se Bujqësisa dhe fshati po thahen jo vetëm nga mungesa e financimit, por edhe nga mungesa e ujit dhe vaditjes.

Sipas Panaritit, arsyeja se pse po ndodh një fenomen i tillë është se kanalet që shpien ujin në parcelat e fermerëve, ju hoqën sistemit të vaditjes dhe kullimit të Bujqësisë në qender dhe iu kaluan Bashkive.

“Bujqesia dhe fshati po thahen! Po thahen jo vetëm nga mos financimi, por nga mungesa e ujit dhe nga mos vaditja! Sepse kanalet që shpien ujin në parcelat e fermerëve, ju hoqen sistemit te vaditjes dhe kullimit të Bujqësisë në qender dhe ju kaluan bashkive. Bashke me to "firuan" edhe parate bashke me dhjetra eskavatore per kanalet, argjinaturat, digat ! Këto para dhe mjete, kryetari i Bashkise tani i perdor për pedonalet, i harxhon për trotuaret e qyteteve, aty ku korr vota dhe para! Nuk e gjen gjekundi këtë model!

Model i kundershtuar fort edhe nga nderkombetaret qe na perkrahen në krijimin e nje sistemi unik dhe integral. Imagjinoni, Bujqesine e Myzeqese dhe te fushes së Korçës, tashmë vetem në duart e kryetareve të Bashkive, të cilët as që merakosen se nuk shkon uji në parcelat e Libofshes, Dushkut, Grabianit apo të Drithasit dhe Dvoranit! Mendja e tyre nuk ka aq rreze të larget veprimi, por eshte e shkurter dhe driteshkurter. Mendje e betonizuar te qendrat e qyteteve. Ndersa fshati po thahet nga uji dhe banorët e tij”, shkruan Panariti në rrjetin social Facebook.

Të fundit