Flash News

KRYESORE

Nuk e ka kuptuar Balla ultimatumin gjerman? “Më 30 Qershor, konsolidohet shteti ligjor”

Nuk e ka kuptuar Balla ultimatumin gjerman? “Më 30 Qershor,

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shpërfillur ultimatumin e dy deputetëve gjerman të CDU/CSU, Johann David Wadephul dhe Christian Schmidt që të enjten e kaluar kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Balla, pasi komenton zgjedhjet për Parlamentin Europian, ndalet të 30 qershori. Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve lokale pa opozitën do të ndihmojë në funksionimin e shteti ligjor në Shqipëri.

“Zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor”, shkruan Balla.

Qëndrimi i Ballës është në kundërshtim me apeli e Wadephul dhe Schmidt që theksuan se “zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale”.

Të fundit