Flash News

KRYESORE

"Nuk e kam lexuar ende", por Rama komenton progres-raportin e KE: Pasqyrë e ndryshme nga ajo që përpiqen t’ju vënë shqiptarëve

"Nuk e kam lexuar ende", por Rama komenton progres-raportin e KE:

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas takimi me drejtuesit e qarqeve në sajë të fushatës zgjedhore se nuk e ka lexuar ende progres-raportin e KE, e cila vlerësonte se Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, ai shtoi se ky raport është “pasqyrë e ndryshme nga pasqyra që përpiqen t’ju vënë shqiptarëve ata që flasin në emër të Evropës”.

“Nuk e kam lexuar ende sepse kam qenë i angazhuar me shumë punë të tjera. Nesër pres komisionerin dhe do diskutoj gjerë e gjatë. Më vjen mirë që progres-raporti është pasqyrë e ndryshme nga pasqyra që përpiqen t’ju vënë shqiptarëve ata që flasin në emër të Evropës, po ndërkohë kanë hesapet e luftës për pushtet në radhët e opozitës.

Deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta nga c’u tha duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur një helm e tym që ta kapë kush ta kapë për të shkuar pas atyre që e duan ti çojnë njerëzit në rrugë qorre, në një përpjekje të dëshpëruar për pushtet”, deklaroi Rama për gazetarët.

Të fundit