Flash News

KRYESORE

‘Nuk e kemi fajin ne, as Maqedonia’, Rama: Asnjë vend asnjë vend tjetër nuk do të kishte marrë konsensus

‘Nuk e kemi fajin ne, as Maqedonia’, Rama: Asnjë vend

Në konferencën për shtyp kryeministri Rama u ndal te ‘tema e ditës’ siç e quajti edhe vetë, negociatat.

Kryeministri përsëriti se procesi u bllokua për shkak të politikave të brendshme të BE.

 “Është e pajustifikueshme që shtrohet diskutimi sikur mosvendimi i djeshëm vjen si pasojë e mos përmbushjes të detyrave të qeverisë”-nënvizoi kryeministri.

Po ashtu Rama tha se ka marrë shumë mesazhe telefonike nga kryeministrat e Partive Socialiste Europiane me të cilët u takua dje.

“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që na takon. Këtë nuk e them unë, tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE por e dëgjuam të thuhet nga vetë kancelarja e Gjermanisë. Nga ana tjetër do u them se kam marrë shumë mesazhe nga një pjesë e kryeministrave në takim. Komunikova edhe me presidentin e Francës. Nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh, parë në të gjitha diskutimet se procesi po shkonte në përplasje drejt Francës e Gjermanisë.

Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon një transformim të vetë procesit të integrimit, madje deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Presidenti i Francës kërkoi ndryshim në procesin e zgjerimit.

Liderat e thanë se konsensusi nuk u arrit për arsyet e tyre. Është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore. Në këtë situatë jo vetëm ne dhe Maqedonia por asnjë vend tjetër nuk do të kishte marrë konsensus. Sepse tema është postuar gjetkë.

Kemi marrë një refuzim për tu marrë në konsideratë për çeljen e negociatave, por asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta, asnjë ndryshim”-tha Rama.

Të fundit