Flash News

KRYESORE

“Nuk e komentoj çështjen Tahiri”, ish-ministri: Respekt për gazetaren, na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherini...

“Nuk e komentoj çështjen Tahiri”, ish-ministri: Respekt

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas refuzimit të Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherini për të komentuar çështjen Tahiri. Manjani thekson se Mogherini nuk ka reaguar ende për vilën që ka blerë ambasadorja Romana Vlahutin, ndaj nuk mund të pritet ndonjë reagim për imunitetin e Tahirit. Ai falënderon edhe gazetaren Erisa Zykajn për mundësinë që na dha për të kuptuar Mogherinin.

“Mogherini s’ka reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit… Respekt për Erisa Zykajn, se na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherini, të cilës nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi i Shqipërisë”, shkruan Manjani.

Konferenca në Bruksel/ Përplasja e Bushatit me gazetaren shqiptare në prani të Federica Mogherinit

Të fundit