Flash News

KRYESORE

"Nuk e kuptoj pse më bleu Interi, janë më keq se Sportingu"

"Nuk e kuptoj pse më bleu Interi, janë më keq se

Joao Mario ishte blerje e bujshme e Interit në vitin 2016, por rezultoi dështim. Klubi zikaltër investoi 40 mln euro për mesfushorin portugez, por prej gushtit të kaluar ai është pjesë e Lokomotivës së Moskës.

27-vjeçari së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka komentuar kohën e tij tek Interi. Ai ka thënë se nuk e ka kuptuar pse u ble, kur u trajtua shumë keq.

“Tek Interi nuk mund të stërvitesha apo të luaja si lojtarët e tjerë. Stërvitesha vetëm me Mauron (Icardi). Nuk e kuptoj se si Interi pagoi 40 mln euro për të më trajtuar si fëmijë", ka deklaruar Joao Mario.

"Ata ishin një klub më pak i qëndrueshëm se Sportingu i Lisbonës. Kishte shumë konfuzion, trajnerë që ndërroheshin. Sezoni përgatitej keq dhe më vjen keq që gjërat u mbyllën ashtu", ka shtuar mesfushori.

Të fundit