Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk e ndërpres leximin e një libri, kam frikë se nuk vijon ashtu siç e kam lënë
ÇFARE PO LEXON AGIM BAÇI
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Librat më të vjetër janë të Homerit. Edhe kur i ke në kopje të botuar së fundmi, sërish ata rreshtohen si të vjetër aty në bibliotekë. Fatkeqësisht nuk mund të pohojmë kaq lirshëm se Homeri lexohet nga shumë persona. Madje edhe po të pyesim për Shekspirin dhe Gëten, do të gjesh pak veta që i kanë lexuar së fundmi. Më shumë janë emra që njerëzit i kanë dëgjuar apo parë në teatro e filma. Por librat e tyre, si vështirë të lexohen sot. Fatkeqësisht ka libra që i kam dhënë për lexime e që sot më vjen keq që nuk i kam në bibliotekë. E di shumë mirë që nuk është ndonjë gjë e mirë, por vijoj të jap libra. Nuk i rezistoj dot kërkesës për t’i dhënë dikujt libër për lexim.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Ka raste që vendos emri i autorit për të nisur leximin. Ka raste që dëshiron të lexosh vetëm poezi, që ta ndërpresësh leximin e të vijosh meditimin. Poezia natyrisht që e ka shumë të fortë shtysën për meditim. Kur nuk jam i sigurt i kthehem rileximit dhe për rilexim nuk kam pak vepra. Mund të them që “Don Kishotin” e Servantesit, “Ushtarin e mirë Shvejk” të Hashekut, “Gojën e Kalit” të Xhojs Kerit, “Shpirtrat e Vdekur” të Gogolit dhe “Është gjallë apo ka vdekur” i Mark Tueinit, i kam pesë librat që mund t’i lexoj dhe rilexoj pa u mërzitur kurrë me ta. Por prej kohësh, duke u marrë edhe me kritikën, lexoj edhe autorë të panjohur. E kam kënaqësi kur “zhgënjehem pozitivisht”, pra kur më pëlqejnë autorë të panjohur, të cilët më pas me kënaqësi i sugjeroj për lexim. P.sh, dy fituesit e fundit të çmimeve të letërsisë, atë të Ministrisë së Kulturës, Thanas Medin dhe atë të Panairit të Librit, Arben Dedja, kanë qenë një befasi, ndaj kam uruar vërtet juritë që guxuan të na sugjeronin emra fare të panjohur deri në ditën e çmimit. Fatmirësisht, gazeta Mapo dhe gazeta të tjera i kanë hapur rrugën diskutimit mbi autorët shqiptarë, pasi besoj se është shumë e nevojshme të flasim për atë që ndodh sot në letërsinë shqipe.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Pjesën më të madhe, po. Kam libra që presin të lexohen. Ka libra që i kam rilexuar. Ka libra që i kam nisur dhe i kam lënë përgjysmë. Tashmë kam nisur të bashkëndaj bibliotekën edhe me dy djemtë e mi, kështu që ka libra që duhet t’i lexoj bashkë me ta, për t’i diskutuar më pas bashkërisht. Natyrisht që ka libra të autorëve si Nathrop Fraj, Umberto Eco, Italo Calvino, Tzvetan Todorov, Hajdeger, Zhenet, apo edhe shumë të tjerë që janë libra mbi teorinë e letërsisë apo filozofikë që u rikthehem herë pas here për shkak të studimeve në fushën e letërsisë.
-Libri i parë që keni lexuar…
Nuk arrij të kujtoj veçse disa figura në librat e parë. Por ai që mbaj mend është “Çufo” e më pas “Një mijë e një net”. Më vjen keq që nuk kam arritur t’i mbaj librat e fëmijërisë. Kjo dhe se ne ishim një familje e madhe ku libri nuk dinte nga niste e ku mbërrinte. Mbaj mend që në shtëpinë time lexonin gjyshi, xhaxhallarët, pastaj vëllai e motrat e mia. Kur vinte libri tek unë e merrja me shpejtësi e zhdukesha deri sa ta mbaroja. Edhe sot më ka mbetur ai makth që kisha fëmijë, që mendoja se libri nuk do të vijonte siç e kisha lënë, ndaj nuk doja asnjëherë ta ndërprisja.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Ka qenë “Bambi”. Kanë qenë para të dhuruara për ditëlindje nga prindërit e mi. Me figura. E mbaj mend se nuk e lëshoja kurrë atë libër e nuk ia jepja askujt. Nuk mbaj mend sa herë e kam shfletuar e lexuar. Por do ketë qenë pa fund.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Kur isha në gjimnaz kisha disa miq që kishin biblioteka të mira dhe merrja shpesh libra tek ata. Madje me babain e njërës që më jepte më shumë libra për të lexuar, (Kosta Koliqin) mbaj marrëdhënie ende shumë të mira, duke mos ia harruar kurrë që më kish hapur bibliotekën e tij për të marrë libra. Pastaj flisja pa pushim për letërsinë. Në fakultet ishte ndryshe. Ishim disa që jepnim e merrnim. Ishte si një lloj gare për të lexuar sa më shumë, por edhe për t’i shpërndarë librat. Ndoshta ngaqë na duheshin edhe bashkëbisedues.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po, kam patur, kur isha në gjimnaz dhe kur isha student, në Bibliotekën Kombëtare dhe në Bibliotekën e Fakultetit Filologjik, që ishte në hyrjen e Gjuhëve të Huaja. Kur në vitin 1990 u shembën shumë gjëra e kam patur një nga dhimbjet e mia kur kam parë librat t’i shkelnin e t’i hidhnin në plehra, që t’u merrnin raftet.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Në bibliotekë vetëm merrja librin e largohesha. E kam dashur leximin pa praninë e të tjerëve. Tani lexoj ku të mundem, por jo në bibliotekë. Me duket sikur do ndalem bashkë me kohën po të ulem aty, në ambientet e bibliotekës.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
I kam marrë xhaxhait tim librin e Mustafa Greblleshit, “Gremina e dashurisë”. Ishte një libër që ai thuajse me recitonte herë pas here që kur isha fëmijë. E kishte edhe me autograf nga autori. Ai e di që e kam unë, por tashmë na duket sikur e kemi çelës për të rihapur bisedë librash. Ai është 84 vjeç dhe lexon si një djalë i ri.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Ka disa libra që më kanë pëlqyer shumë kur isha i vogël dhe kam frikë t’i rilexoj. P.sh, “Etër dhe bij” i Turgenievit ka qenë një libër që më pati mbetur shumë në mendje që në vitin 1989 kur e lexova për here të parë. E lexova pas 20 vitesh kur u ribotua, më 2009. Ishte një gëzim i veçantë që më pëlqeu po aq shumë si herën e parë. Mark Tueni nuk më mërzitet kurrë as me Tom Sojerin e as me tregimet. Pastaj, Shvejku dhe Don Kishoti, ua thashë që i kam shumë përzemër, bashkë me novelat e Gogolit. “Manteli” është një tregim që do e rilexoja sa herë ta kisha përballë librin. Edhe Dostojevskin.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?
Kam lexuar disa në atë kohë, që quheshin “libra të verdhë” si “Manastiri i Parmës’ i Stendalit, apo “Gjeniu” i Drajzerit. Fatmirësisht një nga xhaxhallarët e mi ishte mësues letërsie dhe mbante libra të ndryshëm, “të ndaluar”. Nuk m’i kursente veçse më kërkonte që të mos ia jepja askujt tjetër.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Më ndodh jo pak herë që një libër ta blej disa herë nëse më pëlqen shumë. Ua jap miqve të mi. Djemve të mi më pëlqen t’u dhuroj gjithnjë libra, por edhe mbesave e nipave. Ndërkohë që fatmirësisht marr edhe libra si dhuratë dhe ndjehem gjithnjë mirënjohës ndaj atyre që më dhurojnë libra. Gjithsesi, në fund fare i besoj shijeve të mia për të shkuar te disa tituj që duhet t’i marr. Shpesh lexoj disa faqe që në librari për të vendosur nëse do e marr apo jo një autori që e shoh për herë të parë, apo që kam dëgjuar për të.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj në tryezë, por më së shumti lexoj i mbështetur në divan, pakëz i mënjanuar në një krah apo në një tjetër.
-A lexoni në banjë?
Jo, nuk e marr kurrë librin në banjë.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Italisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Mbaj për shkak se shpesh më duhet t’i citoj kur shkruaj për to. Por mbaj edhe për librat që më japin miqtë, sidomos kur shoh pjesë të kritikueshme. Natyrisht, kur lexoj vetëm për kënaqësi, e nuk kam detyrime për të shkruar apo për të diskutuar për një libër, i mbështetem vetëm shijeve e nuk shkarravis librat.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Nëse janë të mira më tërheqin si proza ashtu edhe poezia. Tregimi është një gjini që më tërheq shumë dhe disa tregimtarë i lexoj dhe rilexoj. Çehovi është një nga ata. Kur autori më pëlqen mundohem t’ia lexoj të gjitha.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Pothuajse i kam përmendur disa libra që mua më dukjet se i përkasin çdo kohe, megjithëse askujt nuk mund t’i thuash se “ X libër duhet lexuar patjetër”. Ndoshta një studenti letërsie po, mund t’i thuash Shekspirin, Don Kishotin, Borgesin, Kunderën, ose për letërsinë shqipe Kadarenë e Kutelin. Për të tjerët vetëm nëse ja njeh shijet. Unë kur sugjeroj lexime librash mundohem të jem brenda një pyetjeje gati intime: “A mund ta shohësh edhe ti librin siç e kam lexuar unë”. Jam ndjerë mirë kur jam bërë shkak për të dërguar lexues te disa autorë, të cilët më pas janë bërë pjesë të rëndësishme për vetë leximet e tyre.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Libër total janë vetëm Librat e Shenjtë. Letërsia është gjithnjë e hapur.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin?
“Don Kishoti”, “Shvejku”, “Shpirtrat e vdekur”.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Libri është mënyra më e mirë për të takuar veten tonë.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
“…Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë, si bima prej farës, në pranverë…” (Martin Camaj).
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Don Kishoti dhe Galli Xhimson.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Tani numëroj shumë autografe në librat që kam në shtëpi. Por më pëlqen të veçoj autografin e kushëririt tim poet, Fatmir Baçit, i cili në librin e tij të parë, kur unë isha ende i vogël, shkruante “Gimit, për një bashkudhëtim në rrugën e poezisë”. Ishte si një parathënie për atë që do të ndiqja më pas. Të veçanta i ka autografet edhe Kim Mehmeti e Ferid Muhiq. Megjithatë, të gjitha autografet, me pak apo me shumë fjalë, unë i vlerësoj si një marrëveshje e heshtur për njohjen me autorët.
Çfarë po lexon?
Sapo mbarova '2666' të Roberto Bolanos, një libër fantastik me përkthim të Bashkim Shehut. Tani jam hedhur te Kenzaburo Oe "I ndërruari i shejtanit".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38