Flash News

KRYESORE

“Nuk e njihte njeri në Kukës, do isha unë deputet”, Safet Gjici tërheq sulmet ndaj Mimi Kodhelit: Deklarata ime është keqinterpretuar

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka tërhequr akuzat e bëra ndaj drejtueses politike të PS-së për këtë qark, Mimi Kodheli.  Pas prononcimit për mediat se, “Kodheli nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Kukësit dhe se nëse në vitin 2017 do të ishte një formulë tjetër zgjedhjeje(pra nëse do funksiononin listat e hapura), mandatin e deputetit në Kukës do ta merrte ai dhe jo Mimi Kodheli”, Gjici tashmë ka ndryshuar totalisht qëndrim duke u shprehur se deklarata e tij është keqinterpretuar.

“Natyrisht që Mimi Kodheli s’ka qenë e njohur fare në qytetin e Kukësit por partia e solli si kryesuese të listës për deputetë në qarkun e Kukësit. Natyrisht partia dhe ne ishim të bindur për ta mbështetur dhe e mbështetëm dhe sot ajo ka mandatin e deputetit. Tashmë kemi një sistem tjetër zgjedhor, zgjedhje të drejtpërdrejta ku individi që do të marrë më shumë vota do të dalë deputet. Nëse në 2017 do të ishte ky sistem zgjedhor sot në parlamentin e Shqipërisë do të isha unë deputet dhe jo Mimi Kodheli”, tha më herët Gjici.

Ndërkaq, më vonë është tërhequr nga deklarata e mësipërme të dhënë në media, dhe përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka patur dhe vazhdon të ketë një marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me Kodhelin. “Të gjithë kanë qëllim fitoren e Partisë Socialiste”, vijon më tej Gjici.

Të nderuar miq dua të bëj një reagim të detyruar në lidhje me keqinterpretimin që i ishtë bërë deklaratës sime sot në media. Unë kam patur dhe vazhdoj që të kem marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut Kukës z.Ilir Beqja dhe deputeten znj.Mimi Kodheli ku kemi bërë shumë punë së bashku✅ Në familjen tonë politike të gjithë jemi për një qëllim,fitoren e Partisë Socialiste.💪💪💪”, shkruan Gjici.

Të fundit