Flash News

KRYESORE

Nuk e uroi për 8-Mars, Bes Kallaku i shkruan motrës: Nuk të shoh dot si grua

Ditën e djeshme Bes Kallaku uroi me rastin e 8-Marsit 3 femrat e jetës tij, të ëmën, gjyshen dhe bashkëshorten.

“Urime 8-Marsin, Nëna (Shpresa) që më linde, më dhe jetën, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, shkruante Besi.

Por nga ky urim u mërzit motra e Besit, Ana, e cila i komentoi aktorit duke i thënë se:

“Po mua lopa më ka bërë? Hajt se flasim zemra e motrës”.

Por Besi ka bërë një koment akoma më të bukur duke treguar se sa e rëndësishme është motra e tij për të.

“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë, edhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e ‘bait vet’. Të do vëllai shumë”, ka komentuar Besi.

Të fundit