Flash News

KRYESORE

"Nuk e vutë ujin në zjarr”, Gjuzi kundër votimit të ndryshimeve në Kod: Kjo është skandaloze! Nuk u morën parasysh propozimet tona

"Nuk e vutë ujin në zjarr”, Gjuzi kundër votimit

Pas thirrjeve të Andi Përmetit për bojkotimin e seancës së votimit të ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor, një tjetër deptet i opozitës parlamentare është shprehur kundër votimit.

Kujtim Gjuzi tha se propozimet e 7 partive parlamentare nuk u morën parasysh nga mazhoranca dhe se ky kod nuk mund të votohet kështu siç është.

“Në qershor 7 parti politike ju dorëzuan amendamente për Kodin Zgjedhor, nuk e vutë ujin në zjarr. Mora pjesë edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ju vijoni të kontrolloni çdo gjë e më ndërprisni fjalën. Nëse nuk vendosni të zbatoni kërkesat e ODIHR që do komisionerë jo partiakë dhe do më shumë bashkëpunim mes palëve, ju po shkoni drejt diktaturës.

Është përgjegjësia juaj në lidhje me çka kërkoj. Kolegët e mi propozuan që kryetarët të jenë në 12 prefektura, ky propozim është në konflikt të hapur interesi. Sot po shkojmë drejt një mashtrimi, PS të mos e votojë sot këtë Kod. Të mblidhet në një tryezë më e madhe që situata të mos jetë më e ndezur. Ndryshe do ketë kaq shumë probleme, përgjegjësinë për të cilën do ta mbani ju (Ruçit), që tani do jeni i propozuar në qarkun Fier. Në zyrë më keni thënë do i merrni parasysh të gjithë. Kjo është skandaloze”, u shpreh Kujtim Gjuzi.

Të fundit