Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk ekziston një protestë e paligjshme e popullit, ekzistojnë qeveri të paligjshme
Fitim Zekthi
Ditët kur kryeministri Rama, qeveriste me popullin dhe dominonte termat e debatit publik në përpjekje t’i hedhë trutë e gomarit njerëzve në aleancën më groteske të njohur ndonjëherë në ndonjë vend të botës, duket se kanë mbaruar. Ajo propagandë estradeske kishte të bënte me takime të transmetuara drejtpërdrejt në TV ku fliste një minutë drejtori i Aluiznit të një qarku dhe tregonte se si i kishte zgjidhur hallin e legalizimit dikujt për t’ia lënë fjalën më pas një gruaje apo burri (atij që i ishte zgjidhur halli nga platforma për bashkëqeverisje). Burri ose gruaja lëvdonte kryeministrin dhe ulej. *(Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot i thanë një rast një grua Ramës).
Më pas kryeministri Rama fliste 20-30 minuta për suksesin e bashkëqeverisjes me popullin. Pas drejtorit të Aluiznit çohej drejtori I Hipotekës së një qarku dhe tregonte për një minutë se si i kishin zgjidhur dikujt. Më pas çohej vetë hallexhiu dhe lavdëronte kryeministrin për punën kolosale në dobi të popullit. Më pas fliste vetë kryeministri 20-30 minuta. E njëjta gjë edhe me drejtorin sigurimeve shoqërore të një qarku. Edhe këtu gjendje një hallexhi që i ishte zgjidhur puna e pensionit. Më pas vinte fjalimi 20-30 minutësh i kryeministrit. Kjo zabullimë propagandistike zgjaste rreth dy orë në transmetim direkt në TV.
Pas protestës së studetëve qeveria dhe kryeministri kanë rënë në kolaps. Ajo që ishte ngritur me propagandë të pandalur për vite me radhë ra. Njerëzit, bashkëqeverisja me ta, konsiderimi i popullit si bartës të pushtetit, tashmë është përmbysur edhe formalisht. Tani edhe formalisht popull konsiderohen anëtarët e FRESH-it, konsiderohen punëtorët e bashkisë ose të sektorit publik etj. Duhet thënë se formalisht kryeministri është përpjekur të konsiderojë popull gjithkënd deri para protestës së studentëve. Ai nuk ka penguar ndonjë protestë, nuk ka nxjerrë nga ndonjë takim dikë që ishte me bindje ndryshe nga të tijat, nuk ka kontrolluar dhe përzgjedhur njerëzit që do të ishin në sallë një për një, etj. Edhe njerëzit çfarëdoqofshin nuk kanë refuzuar ta takojnë atë si tani.
Në takimin që zhvilloi në televizionin Top Chanel u pa qartë dhe ai e pranoi vetë se aty nuk pati studentë por anëtarë të FRESH. Në takimin në Universitetin Bujqësor të Kamzës ai zhvilloi takim me mbështetës të tij dhe me anëtarë të FRESH. Në takimin në Vlorë studentët protestuan që të futeshin të gjithë dhe jo me përzgjedhje siç kishin bërë organizatorët e qeverisë. Në fund ai e zhvilloi takimin me njerëz të FRESH-it pasi studentët në shenjë proteste e braktisën. Në takimin tek fakulteti i inxhinierisë atij i mbetën në sallë mbështetësi pasi studentët e braktisën në protestë ndaj arrogancës. Në takimin te Fakulteti Gjeologjisë ai takoi nuk u mor se vesh se kë.
Tashmë kryeministri kërkon të quajë popull FRESH-in, mbështetësit, ata që e duan por nga ana tjetër edhe vetë njerëzit, studentët, emigrantët nuk duan ta konsiderojnë si kryeministër të tyrin, refuzojnë ta takojnë dhe janë në protestë. Nëse do ia dalë apo jo kryeministri, me mjetet e pafundme që ka të medias, pushtetit dhe kërcënimit ti bëjë sudentët, popullin, emigrantët të njohin për studentë, popull dhe emigrant FRESH-in, policët e bashkisë, punonjësit e administratës dhe jo veten e tyre kjo mbetet të shihet.
Pasi i ka përjashtuar njerëzit e thejshtë, studentët, punëtorët dhe pensionistët, emigrantët, etj nga aksesi në të drejta dhe burime, pasi ka zgjedhur t’u japë akses në të drejta dhe burime vetëm një grupi njerëzish tashmë kryeminsitri po u mohon edhe publikisht disa të drejta themelore njerëzve, popullit, po u mohon të qenit popull.
Në këtë vazhdë ai ndaloi zhvillimin e një proteste të lajmëruar prej disa javësh nga emigrantët. Policia përmes një teksti dhe argumentimi mjeran tha se protesta nuk lejohet të bëhet se”… pengon trafikun, qarkullimin e njerëzve …etj.” Emigrantët nuk u konsideruan popull.
Liria e protestës dhe e grumbullimit të lirë është një nga të drejtat themelore të njeriut. Ajo është e garantuar në kushtetutën dhe në kushtetutat e çdo vendi demokratik. Për një protestë nuk merret leje. Nga pikëpamja doktrinare nuk ekziston protesta e paligjshme. Ka vetëm protestë të njoftuar, protestë të panjoftuar dhe protestë të ndaluar.
Protesta e njoftuar është protesta kur organizatorët njoftojnë autoritetet për vendin, ditën dhe orën e mbajtjes së tubimit. Autoritetet nuk kanë të drejtë të thonë jo. Në qoftë se autoritetet mendojnë se preken liritë e qytetarëve, ka rrezik dhune, kërcënohet jeta apo prona atëherë autoritetet thërrasin organizatorët dhe bisedojnë por nuk mund ndalojnë protestën. Protestën e ndalon vetëm gjykata. John Stephens një profesor i ligjit kushtetues thotë se duhet që një qytetar që mendon se i cënohet e drejta apo një entitet tjetër ta çojë çështjen në gjykatë. Në rastin e protestës së emigrantëve nuk ka as bisedë mes autoriteteve dhe as vendim gjykate.
Lloji i dytë i protestës është protesta e panjoftuar. Njerëzit tubohen, demonstrojnë pa lajmëruar policinë. As kjo nuk është protestë e paligjshme. Askush nga pjesëmarrësit në një protestë të tillë nuk ka thyer ligjin. Organizatorët mund të thirren në polici por edhe kjo lloj proteste thotë John Stephens bie në mbrojtjen e grumbullimit spontan dhe nuk ndalohet. Policia thjesht vjen dhe garanton rendin. Besoj se këtë duhet të bëjnë edhe protestuesit në Shqipëri dhe kaq mjafton.
Lloji i tretë është protesta e ndaluar, protesta që ndalohet. Këtu kemi të bëjmë me protesta pranë gjykatave, prokurorisë ose reparteve të ushtrisë (Në SHBA kërkohet të ruhet një distancë reth 100 metra). Këto janë protesta të ndaluara. Vetëm në këto protesta mund të arrestohen pjesëmarrësit dhe organizatorët. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka protestuar brenda oborrit të Gjykatës në Tiranë. Ajo ishte një protestë që ndalohej dhe për këtë ai duhet të dënohej. Policia nuk bëri asgjë atëherë. Për policinë, Ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin gjendja është përmbys. Erion Veliaj është popull dhe e drejta e tij për protestë edhe kundër ligjit është më e rëndësishme se gjithçka ndërsa studentët, emigrantët etj nuk janë popull por individë apo elementë që thyejnë ligjin, shpellarë, ngelësa, nazistë, zaptues etj.
Në këtë mënyrë i trajtoi policia dhe kryeministri studentët kur ata bllokuan rrugën tek Zogu I Zi. Policia nisi procedimet penale. Disa studentëve që rrinë natën para kryeminustrisë në shenjë proteste policia iu heq atyre ngrohëset. Janë të rralla qeveritë në botë (edhe ato jo demokratike në disa raste)që në mënyrë kaq të qartë konsiderojnë popull që gëzon të drejta vetëm mbështetësit apo njerëzit e tyre dhe jo studentët, punëtorët, mësuesit, pedagogët, emigrantët etj. Në parim populli nuk bën kurrë një protestë të paligjshme. Qeveria në parim është gjithnjë e eskpozuar ndaj paligjshmërisë. Kur ajo ndalon një protestë të popullit ose edhe iu heq ngohëset popullit ajo bëhet e paligjshme. Gjithsesi qeveritë në këtë pikë kështu sillen. Është pika kur ato menaxhojnë rënien.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38