Flash News

KRYESORE

“Nuk është ashtu siç duket”, PD ironizon kryebashkiakun e Bulqizës: Përveç kokainës, çfarë merret tjetër me hundë?

“Nuk është ashtu siç duket”, PD ironizon

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka shkruan se për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla rezultati nëse ishte përdorues droge doli negativ.

Noka thekson se  të gjithë shqiptarët e panë duke pirë kokainë, por policia e Lleshit thotë se nuk është ashtu siç duket.

Mes të tjerash Noka pyet me ironi se çfarë merret tjetër me hundë, përveç kokainës.

“Nuk është ashtu siç duket”

Skena që kemi parë është kjo: kryebashkiaku i Bulqizës, me anë të një karte, bën gati 2-3 viza të holla te bardha në një pjatë. Ul kokën, thith me hundë nga e majta në të djathtë masën e bardhë të përgatitur.

Pyetjes se çfarë po thithte kryebashkiaku i Bulqizës, qytetarët iu përgjigjën: kokainë.

Pyetjes a po merrte kokainë kryebashkiaku i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, policia shkencore e Sandër Lleshajt, i emëruar nga Edi Rama, iu përgjigj: Nuk është ashtu siç duket. Kryebashkiaku që lëviz kokën nga e majta në të djathtë duke thithur me hundë një lëndë të ndarë në viza të bardha, nuk po konsumon kokainë.

Për të shpjeguar këtë arritje të re të policisë shkencore të Edi Ramës, duhet të na vijë në ndihmë Edi Rama. Ai duhet të na ndihmojë me përgjigjen e pyetjes: Përveç kokainës, çfarë merret tjetër me hundë dhe ngjan me një vizë të bardhë?!”, shkruan mes të tjerash Noka duke postuar edhe njëherë videon e kryebashkiakut të Bulqizës.

Të fundit