Flash News

KRYESORE

“Nuk është e hajrit, nuk më dëgjon”, flet gjyshi i 13 vjeçares së përdhunuar në Berat

Pas dëshmisë së të ëmës së 13 vjeçares e cila u përdhunua nga 49 vjçari nga Berati, dëshmija e gjyshit të vajzës ka qenë jo e zakontë.

Ndërsa e ëma shfaqet mjaft e shqetësuar, pasi vajza nuk i ka treguar asgjë për atë që ka ndodhur, ajo tregon se personi në fjalë, që në Berat të gjithë e njohin me nofkën “Losha” i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.

“Ka dy apo tre vjet që ai e ngacmon vajzën e madhe. Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kështu kur erdhi”,- tregon Rajmonda.

 Ndërsa ai që ka habitur ka qenë gjyshi i të miturës i cili  në një intervistë për BalkanËeb ka treguar se mbesat nuk e dëgjonin dhe siç shprehet ai, nuk ishin të hajrit.

“Unë për vete kam pensionin tim. Punova me kohë dhe e kam pensionin”, u shpreh gjyshi i vajzës.

I ndihmoni ekonomikisht?

Gjyshi: Kur ngelin pa bukë iu jap një bukë miell. Çunat tani janë të ndarë kanë terezinë e vetë

Sa nipër e mbesa ke këtu tek Rajmonda?

Gjyshi: Kam 2 nipër dhe katër mbesa

Si i ke marrëdhëniet me mbesat?

Gjyshi: S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet

Të fundit