Flash News

KRYESORE

‘Nuk është jeta vetëm marrëdhënie seksuale’, aktori tregon kur la të dashurën pasi nuk njihte Ismail Kadarenë

‘Nuk është jeta vetëm marrëdhënie

Aktori i njohur i humorit Ledio Lako, në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ka treguar një detaj interesant nga jeta personale. Duke rrëfyer për një marrëdhënie me një vajzë ai zbuloi shkakun pse romanca u ndërpre. Sipas aktorit ai e kishte pyetur vajzën gjatë një takimi nëse  një e njeh këtë shkrimtar, i cili ishte Ismail Kadare dhe ajo i ishte përgjigjur ‘jo’.

Më pas Ledio tregon se kishin shkuar në radio dhe në të kundërt me fushën e letërsisë, vajza njihte çdo këngë të mundshme.

 “Doli Ismail Kadare në televizor dhe e pyeta se kush është, më tha nuk e njoh. Pastaj e çova në radio, dinte të gjitha këngët përmendësh edhe thashë ku po shkon kjo botë. Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka”, shprehet Ledio Lako, i cili shkaktoi humor dhe të qeshura në studio.

Më poshtë momenti kur aktori tregon eksperiencën me ish-partneren

https://www.youtube.com/watch?time_continue=23&v=xAuEWiQFr1o&feature=emb_logo

Të fundit