Flash News

KRYESORE

Nuk është më e fshehtë, Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid janë çifti më i ri i showbizz-it

Pas ndarjes së Dua Lipës me kuzhinierin dhe modelin Isaac Careë, Dua Lipa gjithnjë e më shumë po përflitej për një lidhje të re me vëllanë e motrave Hadid, Anwar.

As Dua dhe as Anwar nuk kanë bërë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme por e kanë lënë vetën të lirë duke mos u fshehur nga paparacët.

Ditën e djeshme të dy kanë qenë të pranishëm në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” në Londër dhe janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Anwar është pare vazhdimisht duke përqafuar Duan, e ndërsa këngëtarja shqiptare duket që ka shijuar pafund dashurinë që po i jep ai.

Të fundit