Flash News

KRYESORE

‘Nuk është nevoja të jesh magjistar’/ Rama: Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për BE-në

‘Nuk është nevoja të jesh magjistar’/ Rama: Ballkani

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët të ministrave të Drejtësisë në Ballkan. Gjatë fjalës së tij, Rama ndër të tjera vuri theksin tek roli i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe nevoja që të dyja palët kanë për njëri-tjetrin.

Sipas kryeministrit Rama, BE dhe Ballkani Perëndimor janë pjesë e një organizmi që nuk mund të funksionojë veçmas. Ai mori si shembull Maqedoninë e Veriut, e cila sipas Ramës kishte një zhvillim të mirë, por më pas filloi të binte pasi ‘humbën burimin e karburantit që është BE’.

“A mund ta mbash veshkën në xhep? A mund të funksionojë organizmi në një gjendje të tillë?

Si është kaq e vështirë për tu kuptuar që Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për BE, po aq sa ç’është BE për ne.

Nuk është nevoja të jesh magjistar ta kuptosh këtë, sepse është e dukshme.

Maqedonia e Veriut ishte qyteti që ndrinte mbi kodër dhe më pas filloi rënia, sepse ata humbën burimin e karburantit që është BE. Dhe jo BE si një automat nga i cili nxirren paratë, por është BE që të vdekurit e saj vazhdojnë të na freymëzojnë nga varret”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Të fundit