Flash News

KRYESORE

Nuk është pjesë e listës, por kjo nuk ka ndikuar që deputetja e PD të dalë në fushatë me Bashën

Liljana Elmazi do të vazhdojë të ketë funksionin e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë deri sa të betohen deputetët e rinj që do dalin në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pavarësisht se ishte një zë aktiv në PD gjatë katër viteve të fundit, Elmazi nuk u përfshi në listat për zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar që deputetja të dalë në fushatë në mbështetje të kryetarit Lulzim Basha.

Elmazi ka qenë dje e pranishmë, në rreshtin e parë, në takimin që Basha zhvilloi me banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë. Ajo ka dhënë mbështetje për Bashën që ditën e parë kur u publikuan listat për zgjedhjet e 25 qershorit.

Të fundit