Flash News

KRYESORE

“Nuk është selia e PS”, deputeti i kërkon llogari për seancën një 1 orë me vonesë, Ruçi: Nuk do të përsëritet më

“Nuk është selia e PS”, deputeti i kërkon llogari

Deputeti Halit Valteri i ka drejtuar një vërejtje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi se seanca nisi sot një orë me vonesë.

Shkak ishte mbledhja e grupit parlamentar të PS në ambientet e seancës plenare. Në orën 11.00 kur nisën punimet në Kuvend, Valteri kërkoi të mos përsëritet më ky rast.

"Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën. Një orë të dhunohet ky parlament se ka mbledhje PS-ja nuk kanë faj shqiptarët. Mos përsëritet më" tha deputeti.

“Vërejtja është e drejtë, nuk do të përsëritet më. Çdo grup ka të drejtë të ndërpresë seancën deri në një orë" iu përgjigj Gramoz Ruçi.

Të fundit