Flash News

KRYESORE

"Nuk është shaka", gazetari i Bild ironizon kryeministrin: Rama tentoi të nisë negociatat me Lukashenkon

"Nuk është shaka", gazetari i Bild ironizon kryeministrin:

Pas iniciativës së kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësim të OSBE-së në çështjen politike të Bjellorusisë, ka reaguar gazetari i BILD, Peter Tiede.

Tiede ka ironizuar Ramën, i cili aktualisht drejton kryesinë e OSBE-së, teksa ka publikuar përgjigjet për blerjen e votave në zonën e Shijakut dhe në Dibër, të njohura si dosjet 339 dhe 189.

“Nuk është shaka: Edi Rama tentoi dje të nisë negociatat me Lukashenkon. Në emër të OSBE-së. Nuk mund ta besoj!”, shkruan ai me ironi.

Kujtojmë se kryeministri Rama i cili mban ligjërisht edhe postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë kërkoi pak ditë më parë të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi bashkë me homologen suedeze, vendi i të cilët merr drejtimin e OSBE-së vitin e ardhshëm.

Nisma u mbështet nga Bashkimit Evropian, SHBA por edhe Moska, por nuk u pranua nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Ndërkohë, prej ditësh në Bjellorusi po zhvillohen protesta për shkak të manipulimit të zgjedhjeve të 9 gushtit, shoqëruar me arrestime të shumta dhe dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës.

Të fundit