Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk është skandali seksual çka nuk shkon me Nobelin, është vetë Çmimi Nobel
Tim Parks / New York Times
Ne të gjithë e duam një çmim dhe një skandal, dhe një rast për të tundur kokën kur të mëdhenjtë dhe të mirët rrëzohen me turp. Gjatë pak javëve të fundit, Akademia Suedeze, e cila ndan çmimin Nobel në Letërsi, ka ofruar argëtim të shkëlqyeshëm.
Në vend që të pyesnim nëse çmimi i këtij viti, më në fund, do të shkonte te Philip Roth, ne patëm kënaqësinë të pyesim nëse ky çmim do të jepet fare këtë vit. Të premten morëm përgjigjen: Akademia do ta shtyjë çmimin e vitit 2018 deri vitin e ardhshëm. Komedia e vërtetë, megjithatë, është se, u deshën akuzat për abuzime seksuale - të drejtuara jo ndaj një anëtari të Akademisë, por bashkëshortit të një anëtari – për të hedhur dyshime mbi çmimin. Kërkon shumë pak reflektim për të parë se ky çmim ndërkombëtar për Letërsinë kurrë nuk ka pasur, as kurrë nuk mund të ketë, besueshmëri. Është i pakuptimtë.
Detajet e skandalit seksual vetëm sa do të shtonin pështjellimin, por ja një skicë në vija të trasha: Katarina Frostenson, një poete, u bë anëtare e Akademisë Suedeze në vitin 1992. Së bashku me bashkëshortin francez, fotografin Jean-Claude Arnault, ajo gjithashtu, drejtonje një klub kulturor, Forum, i cili merrte fonde edhe nga Akademia Suedeze. Nëpërmjet lëvizjes "Me Too", 18 gra kanë bërë publike akuza ndaj z. Arnault për sjellje të pahijshme seksuale; disa prej tyre përfshijnë edhe Forumin.
Tetëmbëdhjeta është një numër i përsëritur në këtë histori. 18 janë anëtarët e Akademisë suedeze, e cila u formua në vitin 1786 për të promovuar "pastërtinë, forcën dhe lartësinë e gjuhës suedeze"; në vitin 1900 Akademia u zgjodh nga trashëgimia e Alfred Nobelit për të zgjedhur veprën më të mirë letrare me "një tendencë idealiste " kudo në botë, diçka që i detyroi puristët suedezë të kalonin shumicën e kohës duke lexuar në gjuhë të huaja.
Në përputhje me një vizion antik të përpjekjes dhe identitetit njerëzor, statuti i Akademisë nuk ka asnjë dispozitë për anëtarët që japin dorëheqjen; si lordët ose priftërinjtë e shuguruar, ata janë në të për jetë, të mirosur, me aftësinë për të promovuar pastërtinë e gjuhës suedeze dhe për t'i dhënë një milion dollarë çdo vit një shkrimtari të mirë, puna e të cilit mund të interpretohet si "idealiste".
E tillë është gatishmëria e botës që, një bazament i fortë të vendoset në rërën e lëvizshme të shijes estetike, e tillë dëshira jonë për të pasur të preferuarat tona letrare të kurorëzuara dhe "kanonizuara", e tillë ambicja e vetë shkrimtarëve për të besuar se janë bashkuar me "të mëdhenjtë”, që Nobeli është bërë ceremonia qendrore në liturgjinë tonë letrare, burim i spekulimeve të pafundme dhe polemikave të nxehta. Në muajt para njoftimit të fituesit, bookmakers-at bëjnë tregti të paparë. Së bashku me sulmet seksuale, z. Arnault akuzohet gjithashtu për rrjedhjen e emrave të shtatë fituesve duke lejuar të njohurit e tij që të përfitojnë nga bastet. Megjithëse znj. Frostenson vështirë se mund të qortohet për mospërfillje në ngacmimet seksuale të të shoqit, ajo dyshohet për pjesëmarrje në rrjedhjen e informacionit.
Akademia Suedeze është përpjekur ta reformojë imazhin. Burrat që vdisnin u zëvendësuan me gra (tani janë 7 në 18) dhe në vitin 2015, Akademia njohu kryesuesen e parë femër, Sara Danius. Ishte znj. Danius, e cila muajin e shkuar vendosi të sqaronte marrëdhëniet e institucionit me Forumin dhe e përjashtoi znj. Frostenson. Por anëtarët u ndanë dhe mocioni nuk u kalua.
Me sa duket, polemika kishte ndezur tensionet midis gardës së vjetër dhe të resë. Znj. Danius dha dorëheqjen si kryetare dhe u tërhoq nga aktivitetet e Akademisë; kështu bëri edhe znj. Frostenson dhe të tjerë. Por meqenëse nuk mund të japin dorëheqjen, dhe as nuk mund të zëvendësohen, Akademia vështirë se e ka kuorumin për të kryer punën e saj. Ka pasur shumë debate nga ana e Fondacionit Nobel, i cili mbikqyr çmimet, dhe nunit të Akademisë, mbreti Carl XVI Gustaf - për të mos përmendur literatët (njerëzit e botës së letrave) ndërkombëtarë që po shohin një lodër të preferuar që t’u copëtohet.
Megjithatë, pse sjellja e keqe apo grindjet e bëjnë një person më pak të aftë të gjykojë cilësinë e një vepre letrare? Nuk duhet të jesh shenjtor që të dallosh një libër të mirë. Dhe, përse fakti që anëtarët e Akademisë janë të moshuar apo të rinj, burra apo gra, e bëjnë atë më shumë (ose më pak) të besueshëm kur vendosin të blatojnë madhështi mbi një shkrimtar? Kam takuar Per Wastberg, i cili drejton ekipin me katër persona brenda Akademisë që hedh bazat për çmimin. Ai është simpatik, i zellshëm dhe absolutisht serioz, sigurisht i kualifikuar si kushdo që të merret me këtë detyrë. Është vetë detyra që nuk ka kuptim.
Letërsia nuk është tenis apo futboll, ku konkurenca ndërkombëtare ka kuptim. Është e lidhur ngushtë me gjuhën dhe kulturën nga e cila del. Stili letrar dallon nga distanca që ka me stilet e tjerë që e rrethojnë, duke nënkuptuar një komunitet lexuesish me një njohuri të përbashkët të veprave të tjera letrare, të përdorimit të gjuhës standarde dhe kontekstit kulturor. Ç'kuptim ka që, një grup nga një kulturë - qoftë ajo suedeze, amerikane, nigeriane apo japoneze - të kërkojë të krahasojë një poet bolivian me një romancier korean, një kantautor amerikan me një dramaturg rus, e kështu me radhë? Pse duam që ata ta bëjnë këtë?
Ndërsa suedezët tkurren në siklet, klounët e vërtetë të kësaj farse janë kritikët që insistojnë në marrjen seriozisht të Nobelit. Mundesh fare mirë që të debatosh edhe për zgjedhjet e kardinalëve katolikë kur ata shpallin një shenjt të ri. Me të vërtetë është koha që të rritemi dhe të përqendrohemi te vetë librat, pa këtë ereksion fituesish dhe humbësish.
*Tim Parks është shkrimtar dhe përkthyes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38