Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nuk është Tahiri, ish-aleati i Ramës tregon “kokën” e vërtetë që kërkon Gjermania për anëtarësimin në BE
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Berlin është komentuar gjerë e gjatë në mediat vendase dhe ato gjermane.
Ajo që u përfol më së shumti ishin diskutimet për ish-ministrin Saimir Tahirin, arrestimin e të cilit e kanë kërkuar si biletën e vetme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ish-aleati i Edi Ramës, Spartak Ngjela përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale analizon situatën dhe thekson se “koka” e vërtetë që Gjermania kërkon në këmbim të hapjes së negociatave është vetë Edi Rama. Sipas tij, ai mohon arrestimin e Tahirit, pasi po mbron fillimisht veten e tij.
Statusi i plotë:
Çfarë i kërkuan Ramës në Berlin?
Ramës në Berlin, më një gjuhë politike të thekshme dhe, deri diku, arrogante i thanë "ti duhet të ikësh se je i papranueshëm për politikën perëndimore. Largimi yt dhe i gjithë korrupsionit të lartë shqiptar është kushti që Shqipëria të anëtarësohet në BE".
Këtë në fakt po kërkon edhe Kirchbaum- i: largimin e Ramës.
Po e shihni si thotë Rama, njëlloj si Enver Hoxha kundër Hrushovit: Kirchbaum e ka me Shqipërinë. Jo zoti Rama, ai e ka më ty, se edhe Hrushovi mr Hoxhën e kish kundërshtimin dhe jo me Shqipërinë.
Dorëheqja e Ramës sot është domosdoshmëri. Shqipëria nuk mund të anëtarësohet dot në BE me Ramën, Berishën dhe me taboret e tyre.
Atëherë?
- Ja cilat janë pyetjet që vërtiten sot mbi kokën e Edi Ramës:
Pse u godit aq rëndë Rama në Berlin?
Pasi e goditi rëndë Departamenti i Shtetit, pse edhe shtypi amerikan po e godit thuajse përditë dhe për të njëjtën gjë: për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri?
Pse nuk e pranojnë më si partner politik as Uashingtoni dhe as Berlini?
E pra, pse?
Sigurisht sepse, as politika amerikane dhe as politika gjermane nuk mund ta pranojnë dot si interlekutor dhe si bashkëpunëtor në politikën e tyre që kanë hapur në Ballkanin Perëndimor, se Rama iu rezulton i inkriminuar.
Po pse po e mbajnë shqiptarët këtë caballero qesharak pa mend dhe pa asnjë vlerë intelekti që, pasi ka vjedhë dhe pasi ka futur krimin si bashkëpunëtor politik, po vjen vërdallë të "trembë" politikën e lartë perëndimore se ky mund të shkojë edhe në Moskë, po edhe në Stamboll, njëlloj si paraardhësit e tij po hajdutë që kanë drejtuar Shqipërinë?
Dhe ata po qeshin me këtë pafille, sidomos amerikanët, sepse vetëm me dy emisione në Zërin e Amerikës, e flakin Ramën si një rreckë, ashtu siç flakën Saliun në vitin 1997.
Po Saliu çfarë po bën?
Edhe ky Ramën po ndjek, se Beogradi i është nënshtruar fatit të tij pa forcë ndërkombëtare kundër shqiptarëve dhe nuk ndërhyn dot për destabilizimin e Shqipërisë.
Po shpresa e Saliut dhe Ramës te Moska, vijon të ketë të njëjtën formë?
Jo, se janë trembur nga bombardimi i Sirisë. Siç u tremb edhe Erdogani.
Atëherë, këta kanë ikur, janë pa farë forcë, po pyetja këtu është kjo:
Po vetë shqiptarët, çdo të bëjnë, nuk do tua japin shtymën e t'i plasin brenda këta politikanë të pavlerë që nuk i pranon sot as Uashingtoni dhe as Berlini?
- Po ku qëndron realisht sot konflikti midis kryeministrit shqiptar dhe Perëndimit të lartë politik?
Serbia i dorëzoi të gjithë ata që i kërkoi Perëndimi për t'i çuar në Tribunalin e Hagës; duke përfshirë dhe Milosheviçin që e mbanin si perëndinë shpëtimtare të Serbisë.
Në fakt serbët i dorëzuan të gjithë ata për të cilët politika Amerikanë dhe ajo gjermane tha se ishin të inkriminuar me krime lufte.
Por nuk duhet të harrojmë se në Serbi pati njerëz që e deshën vendin e tyre më shumë se interesin kriminal të një grushti njerëzish edhe pse te këta e kishin edhe interesin e tyre individual pikërisht ata që i dorëzuan.
Po në Shqipëri çfarë po ndodh, sepse edhe sot shqiptarëve po u kërkohet nga politika gjermane dhe politika amerikane që të dorëzojë të inkriminuarit në korrupsionin shqiptar?
Këtu situata është krejt tjetër se ende në Shqipëri nuk ka një klasë politike që të punojë për vendin, por vetëm për vete.
I shihni si po sillen këta tanët: nuk dorëzojnë asnjë sepse i bie pastaj që të dorëzojnë veten e tyre. Por në fakt reformës në drejtësi nuk do t'i shpëtojnë dot sepse ligjet që vetë kanë miratuar nën forcën e politikës amerikane, po me këtë forcë do t'i zbatojnë, domosdoshmërish. Dhe që nga sot sigurisht që do të shohim presione të mëdha politike kundër Ramës.
Kurse vetë Rama është krejt i paaftë të kuptojë që ka dy gjëra në këtë mes: as amerikanët dhe as gjermanët nuk e pranojnë, por në të njëjtën kohë ia kanë në dorë të gjitha faktet komprometuese kundër tij, që sigurisht se do të fillojnë t'ia ekspozojnë që sot e mbrapa. Prandaj, e vetmja rrugë e tij është dorëheqja si kryeministër dhe vijimi i rrugës drejt procesit penal. Njëlloj si serbët pas dorëheqjes së Milosheviçit.
lll.
Por tani kuptohet se ka ardhur bash koha që vetë krerët e korrupsionit shqiptar duhet të dorëzohen një e nga një.
Rama ka humbur tërësisht, sepse në Berlin ia thanë copë se është i papranueshëm. Ai është i papranueshëm se është kapur me korrupsion dhe në lidhje me krimin, prandaj nuk mund të ketë të ardhme perëndimore në politikë.
Po pse, një ballkanas pa mend si Rama do të bindë gjermanët se Tahirin nuk ia dorëzoi drejtësisë pikërisht sepse kish frikë që ky pastaj do ta denonconte si bashkëpunëtor?
Po pse, nuk e dinë amerikanët dhe gjermanët që Rama nuk po mbron Tahiri por veten?
Po pse nuk e di ekspertiza gjermane që në raport me Ramën Tahiri është i pafajshëm se ka ecur sipas porosive të Ramës?
Po mirë, ky budalla që quhet Ramë, vërtet mendon se mund ta marrë me vete Shqipërinë drejt shkatërrimit të saj që kështu të shpëtojë ky vetë nga akuza për bashkëpunim me krimin e rrugës dhe vetë korrupsionin shqiptar?
Po si mund të pranohet në një vend europian një kryeministër i shpërfytyruar sç ishtei Rama dje në konferencën për shtypi që dha kur erdhi nga Berlini? Dhe duhet të kujtohemi se ajo përçartje faciale e Ramës dje ishte frikë dhe marramendje e njeriut pa shpresë që mund të bjerë në çdo lloj krimi. Rama tani është një kryeministër që paraqet rrezikshmëri shoqërore.
Nuk mund kuptohet se si mund të rrinë gazetarët e të pyesin një njeri të shpërfytyruar nga frika e ndëshkimit për krime antishoqërire, pa e pyetur se përse është në atë gjendje.
Por ndërkohë kuptohet se Rama siç duket ka ende shpresë se ky dhe Saliu mund shkatërrojnë Shqipërinë për të shpëtuar ndëshkimin penal, pasi janë kapur me vjedhje.
Dhe në fund fare duhet të pyesim;
Pse duhet të rrijë ende kryeministër Edi Rama kur politikat e mëdha nuk e pranon si bashkëpunëtor dhe kur tani të gjithë e dinë se është një njeri i inkriminuar?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38