Flash News

KRYESORE

Nuk është më trajner i Shqipërisë, por si sot një vit më parë De Biasi përgatitej për ndeshjen e madhe

Nuk është më trajner i Shqipërisë, por si sot një

Pas 5 vitesh e gjysmë, Gianni De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares Shqiptare. Por, çfarë bënin trajneri dhe ekipi si sot një vit më parë?

Më 14 qershor të 2016-ës, De Biasi me ekipin tij kishin zbritur në fushën e stadiumit Veledorme në Marsejë, për t’u përgatitur për një nga përballjet më të rëndësishme për kuq e zinjtë në Kampionatin Europian.

Një ditë më pas, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillonte një prej ndeshjeve më të mira pavarësisht humbjes 2 me 0 kundër vendasve.

De Biasi ka padyshim një meritë të madhe në kualifikimin e Shqipërisë për herë të parë në një kampionat europian, duke bërë realitet ëndrrën e shumë shqiptarëve.

Trajneri i ri që zëvendëson De Biasin, Armand Duka përmend një emër të njohur për shqiptarët

 

 

Të fundit