Flash News

KRYESORE

Nuk është zyrtarizuar, por fushata Duka-Fino ka filluar të nxehet. Ish-kryeministri për kreun e FSHF: Ta kursejë sarkazmën, PS-ja e ka ndihmuar

Nuk është zyrtarizuar, por fushata Duka-Fino ka filluar të

Në prag të zgjedhjeve për presi dent në Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, lakohet mediatikisht vetëm një kandidat potencial në garën për kreun e institucionit. I pyetur nga gazeta ‘Panorama Sport’ në lidhje me kandidimin e mundshëm apo jo, ish-kryeministri Bashkim Fino la gjithçka të hapur. Ai nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në këto zgjedhje.

“Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje. Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka në “Top Channel”, emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet. Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste.

Ish-kryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e Partisë Socialiste në të shkuarën dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmën. “Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmës. – tha Fino.

Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmën me Partinë Socialiste sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu duhet ta kursente sarkazmën edhe me emrin tim, Bashkim Fino”. Kjo ka qenë përgjigjja e ish-kryeministrit që, gjatë javëve të ardhshme, do të hapë patjetër spirale të reja. Tani nuk mund të thuhet me siguri se Duka do të jetë i vetëm në garë…

Posti i ri te Partizani, Olsi Rama nis kursin e ‘Drejtorit Sportiv’

Të fundit