Flash News

KRYESORE

Nuk firmosi dokumentin e marrëveshjes, Rudina Hajdari sqaron qëndrimin: Parimisht jam dakord, por dua kohë

Edhe pse mori pjesë në tryezën e palëve për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari nuk ka pranuar të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve. Në reagimin që ajo bëri për Neës 24, Hadari u shpreh se kërkon më shumë kohë për t`u njohur me të.

Ajo theksoi se parimisht është dakord:

“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa I përket angazhimit që ky këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.”

 

Të fundit