Flash News

KRYESORE

Nuk fitoi asnjë çmim 'Grammy', fëmijët surprizojnë këngëtaren Pink

Këngëtarja e Pop-it, Pink, emri i vërtetë i të cilës është Alecia Beth Moore, nuk ka arritur të marrë një çmim në ‘Grammy’ gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Fëmijët e saj, në sytë e të cilëve ajo është gjithmonë fituese, i kanë përgatitur një çmim ‘Grammy’ në shtëpi, duke i dhuruar mamasë së tyre momente shumë emocionuese.

E bija shtatë vjeçare, Willow dhe i biri Jameson, i dhuruan Pink-ut 'çmimin' për albumin më të mirë ‘Pop Vocal’.

“Faleminderit fëmijë, ky është çmimi im i preferuar”, shprehet kengëtarja në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar edhe fotot e ‘çmimit’.

Të fundit