Flash News

KRYESORE

“Nuk flas”, “Pyetje e gjatë”, “Pyesni policinë”, Lleshaj përballet me gazetarët, por u shmanget pyetjeve, cilat ishin ato

“Nuk flas”, “Pyetje e gjatë”, “Pyesni

Sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përball me gazetarët, pas përfundimit të aktivitetit të organizuar në kuadër të 106-vjetorit të Policisë së Shtetit.

Ministrit iu drejtuan një sërë pyetjesh që kishin lidhje me aktualitetin dhe zhvillimet e fundit kriminale si grabitja e armëve në Pashaliman, protesta e studentëve në formën e ngujimit prej disa ditësh, apo ajo e natës së mbrëmshme, ku një biznesmen u grabit në derë të shtëpisë në Durrës.

Ajo që ra në sy, se ndaj “breshërisë” së pyetjeve ndaj tij, ministri nuk preferoi t’u përgjigjej, por iu shmang duke mos dashur të komentojë, ose duke ua kaluar përgjegjësinë te organet e tjera institucionale.

Kështu, kur u pyet për grupet kriminale që janë goditur që prej kohës që mori postin e ministrit ai u përgjigj me “Sot jam këtu për të uruar Policinë e Shtetit”. Ka mënyra të tjera për të gjetur informacione”.

I pyetur për operacionet  e ndërmarra gjatë kësaj kohe ai tha: Për operacionet nuk flas.

Lidhur me vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit, ministri Lleshaj tha se rasti po hetohet nga policia ushtarake, pasi nuk është nën juridiksionin e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se edhe pak ditë para vitit të ri, një vrasje e trefishtë u regjistrua në Bradashesh të Elbasanit. Një ditë më pas, Lleshaj doli në publik në një takim me drejtuesit e policisë dhe nuk komentoi asnjë fjalë lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale.

Ndiqni videon:

Të fundit