Flash News

KRYESORE

Nuk flasin me njëra-tjetrën, Fifi i kërkon falje publikisht Çiljetës: Pse të vlerësova me pak pikë

Nuk flasin me njëra-tjetrën, Fifi i kërkon falje publikisht

E ftuar në “Thumb” këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi i ka kërkuar publikisht falje Çiljeta Xhilagës. Pas një zënke në “Kënga Magjike” marrëdhënia mes dy këngëtareve që kanë bashkëpunuar me njëra tjetrën u prish.

“Asgjë s’ka ndodhur përveçse punës së pikëve te “Kënga Magjike”. Është ndjerë e ofenduar dhe e fyer dhe jo e respektuar se unë i kam dhënë 7 pikë. Por duhet të ishin ata që s’u kam dhënë pikë fare të mërzitur. Çiljeta e di shumë mirë çfarë vendi ka te unë”, është shprehur Fifi duke shtuar më tej se ata nuk flasin me njëra-tjetrën.

“Çiljetës i kam kërkuar falje publikisht dhe i kërkoj falje prapë. I kam çuar mesazh dhe i kam thënë : Nëse respekti im ndaj teje vërehet nga pikët e Kënga Magjike atëherë nuk kemi çfarë diskutojmë më shumë. Nuk më ka kthyer. Nuk e kam bërë me qëllim atë. Unë doja të nxirrja Fifin artiste jo mike. Fifi është pak më shumë artiste sesa mike”, është shprehur Fifi.

Të fundit