All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Nuk fle me mullixhiun për inat të vjehrrës”, Aleanca Kuq e Zi deklaratë sqaruese: Asnjë aktivist nuk është bashkuar me PS

“Nuk fle me mullixhiun për inat të vjehrrës”, Aleanca
All - Paragraf - 1

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar menjëherë pas lajmit se ish-drejtuesi i i kësaj lëvizje për Tiranën, Augent Xhaferraj i është bashkuar Partisë Socialiste bashkë me strukturën e Aleancës.

All - Paragraf - 3

Në një deklaratë për mediat  Aleanca Kuq e Zi sqaron se anjë person me teserën e AK nuk është bashkuar me PS dhe se Augent Xhaferraj i cili është bashkuar me PS ka dhënë dorëheqjen nga detyra ku ishte i komanduar në Aleancën KuqeZi që më datë 19 maj.

Deklarata e plotë:

Na duhet, në respekt të aktivistëve tanë, që të saktësojmë se asnjë person me teserën e AK nuk është bashkuar me Partinë Socialiste. Asnjë Kuqezi i vërtetë nuk do të mund të mbështeste qeverinë e drogës.

Kjo është një teknikë diversive dhe propagandistike e ulët dhe e denjë për Gëbelsin por që ne nuk na habit se jemi mësuar tashmë me luftën e paprinciptë me kryebosin e Kartelit Rilindas.

Personi Augent Xhaferraj ka dhënë dorëheqjen nga detyre ku ishte i komanduar në Aleancën KuqeZi që më datë 19 maj. E kuptojmë që mospërfshirja në listat zgjedhore të Kreshnik Spahiut mund ta ketë lënduar por Aleanca Kuq e Zi nuk fle me mullixhiun për inat të vjehrrës.

Ne shprehim keqardhjen tonë se si një djalë i ri që jo më larg se para 1 viti u burgos për arsye politike pikërisht nga Saimir Tahiri, deklaron se i bashkangjitet atij dhe për më tepër duke gënjyer se ka marrë dhe strukturën e AK Tiranë me vete.

Për dijeni të mediave, prej kohësh kryetari i Tiranës quhet Shkëlzen Neza. AK shpreh keqardhjen që marrëveshja Rama Basha nuk penalizoi vetëm Kreshnik Spahiun por të gjithë strukturën e Aleancës në të gjithë Shqirinë.

Thënë kjo, ne, domosdoshmërisht mbetemi të bindur se e keqja e madhe e Shqipërisë e ka emrin Edi Rama.

Na vjen mirë që u kujtua të përdorë simbolet kombëtare dhe togfjalëshin kuqezi pas dorëheqjes së liderit KuqeZi Kreshnik Spahiu por nuk përfiton asnjë votë më shumë, thjesht i kujton njerëzve pabesinë e bërë për herë të dytë ndaj Aleancës KuqeZi.

Të fundit