Flash News

KRYESORE

"Nuk guxoja të qeshja, Mourinho na rreshtoi", - flet ish-lojtari i Realit

"Nuk guxoja të qeshja, Mourinho na rreshtoi", - flet ish-lojtari

Ish-mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vart, ka folur për kohën kur Jose Mourinho mori drejtimin e ekipit spanjoll. Ai tregoi se portugezi u shfaq menjëherë me arrogancë dhe foli para ekipit.

"Më pëlqente arroganca e tij pozitive. Kur hyri për herë të parë në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, Ronaldo, Kaka, Benzema, unë dhe të gjithë të tjerët ishim të ulur.

"Jose na ka thënë menjëherë: 'Nëse do të bëni vetëm atë që them unë, nuk do të humbim kurrë'. Në atë moment doja të qeshja, por të gjithë kishin frikë nga Mourinho dhe e kemi marrë shumë seriozisht", - tha van der Vart.

Të fundit