Flash News

KRYESORE

Nuk harrohet Ardit Gjoklaj, portreti i 17 vjeçarit hapet para bashkisë së Tiranës: Është simbol i viktimës nga mafia e plehrave!

Portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës, është simboli i viktimës nga mafia e plehrave! Kështu shprehen qytetarët që do të protestojnë sot para Kryeministrisë, të cilët kanë hapur fotografinë e tij para bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ndërkohë që në duar mbanin disa pranga.

Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.

Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt. Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, ndërsa dyshohet se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndikuar për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!

Veliaj u fotografua disa ditë pas ngjarjes me ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, i cili kishte në dorë çështjen.

Të tjera nga protesta

‘AA 003 GB’ niset nga Vlora për në Tiranë, qytetarët gati për protestën

Video/Policia presion protestuesve, në Shkodër ngrihet postbllok nga FNSH për të kontrolluar qytetarët

Protesta e opozitës, si u pasqyrua sot në faqet e para të gazetave

Porositë e fundit, Fatmir Xhafaj fotografohet në shoqërinë e kreut të Gardës së Republikës 

 

Të fundit