Flash News

KRYESORE

Nuk i bindi me reforma, Rama kërkon t'i mbushë mendjen Gjermanisë me pikturat

Nuk i bindi me reforma, Rama kërkon t'i mbushë mendjen
Viti 2019 do jetë një vit i ngjeshur artistikisht për kryeministrin e Shqipërisë. Obligimet që ka për të qeverisur vendin, nuk e kanë penguar kryeministrin tonë për të çelur ekspozitat e tij personale në vende të ndryshme të Europës. Pas Italisë, Greqisë dhe Austrisë, kreu i qeverise shqiptare do të ekspozojë pikturat e tij edhe në Gjermani, në Berlin. Në janar të 2019-ës, Rama do të ketë ekspozitën e tij personale në Berlin të Gjermanisë.  Viti që vjen është viti ku do të merret vendimi sa i takon hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Gjermania është një nga vendet skeptike sa i takon çeljes së negociatave për vendin tonë. Pasi nuk i bindi me reforma duket se Rama kërkon t`ju mbush mendjen me pikturat e tij.

Të fundit