Flash News

KRYESORE

Nuk i deklaroi në kufi, shtetasit grek i sekuestrohen 80 mijë euro në Kakavijë

Nuk i deklaroi në kufi, shtetasit grek i sekuestrohen 80 mijë euro

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 80 mijë euro të një shtetasi grek, i cili nuk i deklaroi në kufi.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, shtetasit grek G.S., 51 vjeç, banues në Patra iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi prej 80.000 eurosh, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Ai udhëtonte në automjetin e shtetasit A.P, banues në Lezhë.

Policia po kryen veprimet proceduriale për hetimin e krimit ekonimiko financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Të fundit