Flash News

KRYESORE

Nuk i dhanë para Brukseli dhe Berlini, Rama e gjen në lindje financimin për investimin strategjik

Nuk i dhanë para Brukseli dhe Berlini, Rama e gjen në lindje

Pas disa vitesh me kërkesa të njëpasnjëshme drejtuar Brukselit dhe Berlinit, qeveria shqiptare duket se është dorëzuar dhe i është drejtuar lindjes për të gjetur financuesit për investimin strategjik të planifikimit dhe ndërtimit të gazsjllësit Adriatiko-Jonian (IAP), që do të lidhë Shqipërinë me Kroacinë.

Kompania shtetërore “Albgaz” ka firmosur një marrëveshje me kompaninë shtetërore të Azerbajxhanit, ‘SOCAR’, për planifikimin dhe dizenjimin e “IAP”, raporton Politiko.al. ‘SOCAR’ është kompania që po ndërton edhe gazsjellësin Trans-Adriatik, që kalon përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe përfundon në Itali.

Pjesë e kësaj marrëveshje janë bërë edhe kompaninë kroate dhe malazeze, “Plinacro” dhe “Montenegro Bonus”.

Ndërkohë, marrëveshja Albgaz-Socar parashikon gjithashtu dizenjimi e gazsjellësit që do të ndërtohet midis dy qyteteve shqiptare, Vlorë-Fier, për transportimin e gazit të ‘TAP’.

Ndonëse marrëveshja raportohet të jetë arritur vetëm për realizimin e projekteve dhe jo të ndërtimit të tyre, mungesa e një përgjigje nga Brukseli do i shtyjë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë edhe më pranë Azerbajxhanit.

Ky investim realizohet në një kohë kur në vendin tonë është hapur debati për investimet strategjike që po realizohen nga shtetet e lindjes, ndërkohë që Shqipëria është orientuar drejt Bashkimit Europian. 

Të fundit